Arrestohet për mashtrim 32-vjeçari në Tiranë, i mori pronën me falsifikim një gruaje dhe e shiti

Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë për falsifikim dhe mashtrim.

Policia e kryeqytetit thotë se Klevis Berberi i ka marrë shumën prej 108 mijë eurosh një 54-vjeçareje duke i falsifikuar deklaratën noteriale të bankës me qëllim përvetësimin e shumës dhe të pronës që do të blihej nga ajo.

Për këtë arsye ndaj tij rendon edhe vepra penale e shpërdorimit të detyrës. Pasi i ka marrë pronën, ai e ka shitur pronën që ka qenë vendosur kolateral për llogari të një banke të nivelit të dytë.

“32-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit, duke shpërdoruar detyrën, i ka marrë shumën prej 108 000 euro shtetases F. M., 54 vjeçe, duke falsifikuar deklaratën noteriale të bankës me qëllim përvetësimin e kësaj shume dhe të pronës që do të blihej nga ajo. Pasi është nënshkruar akti notarial për blerjen e pronës, shtetasja F. M., duhet të ishte pronare e vetme e kësaj prone, ndërkohë që shtetasi Klevis Berberi, ka shitur pronën që ka qenë e vendosur kolateral për llogari të një banke të nivelit të dytë”, njoftoi policia.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com