Arrestohet për dhunë në familje shqiptari në Greqi, habit e shoqja: E ka nga alkooli, ai më do…

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Selanik të Greqisë, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Ka qenë djali i tij 15 vjeç, ai që denoncoi të atin për dhunë në familje. Adoleshenti tha para togave të zeza se babai dhunon atë dhe nënën e tij prej vitesh.

I mituri tha se dhuna ndaj tij dhe të ëmës ka nisur që kur ai ishte nëntë vjeç.

Bashkëshortja e 44-vjeçarit tha në polici se në vitin 2018 bashkëshorti i saj ishte arrestuar sërish për dhunë në familje.

Sakaq ajo që befason  është deklarata e bashkëshortes së shqiptarit, e cila tha se nuk do që i shoqi të burgoset dhe se kjo do të ishte turp. Ajo ia atribuon dhunën, alkoolit.

“Unë e dua atë, nuk dua që ai të shkojë në burg”, ka thënë ajo.

Edhe pse burri i saj u arrestua dhe të premten pritet të gjykohet për akuza të rënda për dhunë në familje ndaj saj dhe fëmijës së tyre, 44-vjeçarja duke folur për protothema.gr deklaron se e do bashkëshortin dhe se nuk dëshiron të shkojë në burg sepse “është turp”, duke ia atribuar fajin e dhunës, alkoolit.

“Burri nuk më godet çdo ditë, por një ose dy herë në muaj, kur pi dhe nuk e kupton se çfarë bën”, thotë ajo, ndërsa shton se nuk ka frikë prej tij.

“Ne zihemi dhe të nesërmen më thotë ‘Më fal, të dua’. Unë e dua atë. Unë nuk dua që ai të shkojë në burg, është turp. Më vjen keq për të, ai ka problem me alkoolin dhe kur nuk pi është njeri i mirë”, thotë ajo.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com