Arrestohet nusja në ditën e dasmës, rezulton pjesë e bandës kriminale

Dita e dasmës ka përfunduar në mënyrë krejt të pazakontë për një grua në Meksikë. Duhej të ishte duke celebruar dashurinë, por përfundoi në qeli dhe e prangosur.Sipas Daily Mail , nusja, e quajtur Nancy N., u arrestua më 22 dhjetor, ditën kur ishte planifikuar të martohej me të zgjedhurin e zemrës së Clemente N, i njohur edhe me pseudonimin “Raton”.

Prokurorët publikuan video dhe foto ku shfaqet Nancy N. me fustan nuseje dhe e rrethuar nga policia. Ndonëse gazeta britanike raporton se dhëndri u dërgua me nusen në repart, media të tjera raportojnë se ai përfundimisht mundi të arratisej.  Gjashtë burra të tjerë u arrestuan po atë ditë.

Çifti u arrestua pasi akuzohen për rrëmbimin e katër punonjësve të një dyqani shpendësh, teksa ishin përfshirë në një bandë kriminale.

prokuroria_2

Shumë nga anëtarët e bandës kishin pseudonime dhe prokurorët kanë mundur të përcaktojnë rolin e secilit në rrjetin e zhvatjes. Një nga të arrestuarit, i quajtur Santiago N., dyshohet se po drejtonte furgonin e përdorur për të transportuar shitësit e rrëmbyer.

Një tjetër burrë me nofkën “Pulë”, i identifikuar si Mishael N., po “mbikëqyrte mbarëvajtjen e zonës.”

Një anëtar i tretë i bandës, Nambor N., dyshohet se dha urdhrat për të mundësuar tregtinë e shpendëve dhe vezëve.

Të dyshuarit besohet se janë të lidhur me një kartel droge të njohur si La Familia Michoacana , i cili është akuzuar për vrasjen e gjashtë personave me një dron në Meksikën jugore në fillim të janarit. Sipas autoriteteve, ky krim është pjesë e një “lufte” më të gjerë mes bandave rivale për kontrollin e zonës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com