Arrestohet në Spanjë i shumërkuari Lulzim Berisha

Arrestohet në Spanjë i shumërkuari Lulzim Berisha.

Lajmi është konfirmuar nga Policia shqiptare, e cila thotë se ka nisur procedurat, që Berisha të ekstradohet për t’u përballur me drejtësinë shqiptare.

Më 27 maj 2022, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 7 dhjetor 2021, e cila ka vendosur për rikthimin në burg të ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.

Më 16 janar 2012, Lulzim Berisha ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate. Organizata e drejtuar prej tij akuzohej për vrasjen e Dritan Sallakut, Viron Currit, Arjan Pajës, Marsel Sotirit, Dritan Dishës dhe Ervin Lames.

“Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e suksesshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”.

Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore.Lulzim Berisha.

Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.”-njofton Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com