Arrestohet në Itali, Aleks Ndreka alias Aleksandër Deda apo siç njihet ndryshe “Leksi i Druve”. Ai është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Milano tre ditë më parë.
Ndreka ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe ishte në masën “arrest në burg” në mungesë.
“Leksi i druve” është një personazh tejet i njohur për policinë e Lezhës. Ai u ka shpëtuar disa atentateve ndër vite. Fillimisht në vitin 2020 në superstradën Lezhë-Laç, ku ai mbeti i plagosur.
Më pas në Mars 2022, ai i shpëtoi një tjetër atentati falë xhupit me pupla. Tentativa për ta vrarë ka pasur edhe me dron.
Dyshohet se Aleksandër Deda ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin e PS, Arben Ndoka.
Kjo pasi kishte dyshime se Ardian Nikulaj dhe Deda kishin mundësuar futjen e Durim Bamit për të ekzekutuar vëllain e ish-politikanit, Aleksandër Ndoka.
/a.r