Arrestohet në Greqi ushtari shqiptar, ishte shpallur në kërkim nga gjermanët! Akuzohet për…

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pas një urdhri europian arresti të lëshuar nga autoritetet gjermane.

Sipas News24 bëhet fjalë për Hristos Xheka nga Thumana e Krujës, i cili kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Spartë, për shkak të shtetësisë greke pasi rezulton i lindur në Janinë dhe banues në Athinë.

Me një urdhër europian arresti, efektivë të policisë së Spartës në bashkëpunim me ata të Githios, e kanë ndaluar sapo ka dalë nga reparti ushtarak.

Ai rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane prej 8 majit të këtij viti për “shitje të lëndëve narkotike në kuadër të organizatës kriminale”.

Ai dyshohet se është përfshirë në këtë veprimtari kriminale prej mesit të tetorit 2023 deri në 2 mars 2024 në Dortmund dhe vende të tjera të Gjermanisë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com