Arrestohet ish-Missi shqiptar, i mori 200 mijë euro biznesmenit duke e shantazhuar me video intime

Ish-missi shqiptar arrestohet për shantazh ndaj të dashurit biznesmen. Ish-missi i Kosovës, Zana Berisha, para disa ditësh është paraqitur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore në Prizren.

Ajo u arrestua nën dyshimet për shantazh ndaj ish të dashurit të saj, një biznesmeni të njohur nga rajoni i Prizrenit, me të cilin është ndarë në mënyrë jopaqësore, rast ky që e futi në sherr edhe me ligjin.

Gazeta ka mësuar detaje ekskluzive nga ky rast në të cilën është përfshirë vajza që përfaqësoi Kosovën në Miss Universe 2018 dhe historinë e saj me biznesmenin që ra pre e saj dhe pagoi shuma të majme parash.

Berisha dyshohet se e detyroi biznesmenin të paguajë rreth 200 mijë euro dhe ti japë një makinë luksoze Audi Q8.

Dyshohet se ajo e shantazhonte biznesmenin, se do i dërgonte familjarëve të tij, video dhe foto intime.

Kjo me sa duket, ka bërë që biznesmeni në fund ta denonconte atë.

Gjykata për momentin, ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com