Prangoset ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe dy persona të tjerë. Lajmi është mësuar nga burime për mediat, ndërsa më pas ka ardhur dhe reagimi i SPAK, i cili ka bërë me dije se në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krim të Organizuar, është kryer arrestimi i ish-ministrit Ilir Beqaj.
Arrestimi i Beqajt është kryer nga Policia e Tiranës.
“Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Ndaj ish ministrit Beqaj Gjykata kishte caktuar masën “detyrim paraqitje”.
Sipas SPAK dyshohet se agjencia SASPAK ka abuzuar me fondet e BE-së gjatë kohës që drejtohej nga Beqaj.
/a.r