Ish-drejtoresha e Spitalit të Dibrës, Irini Shehu, është arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasin Rruzhdi Deda.
Ajo do të hetohet për veprën penale “Përndjekja”.
Kjo ngjarja e fundit ndodhi në Shkurt të këtij viti, kur ajo goditi me send të fortë shefin e finances, Shaban Uklala dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për plagosje të lehtë me dashje.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasen I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasin R.D.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Përndjekja”.