Arrestohet 35-vjeçari që shiste drogë në Patos, nis hetimi për të ëmën, kundërshtoi policët

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili shiste doza kanabisi në qytetin e Patosit dhe tentoi të largohej kur pa policinë. Nën hetim është vënë e ëma e 35-vjeçarit, e cila kundështroi punonjësit e policisë gjatë kontrollit të banesës.

Policia njofton se në pranga ra shtetasi A. N., 35 vjeç, banues në Patos, ndërsa u vu nën hetim shtetasja M. A., 62 vjeçe, banuese në Patos.

Në qytetin e Patosit, në momentin që 35-vjeçari ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe vënë në pranga. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza lënde të dyshuar narkotike cannabis, të gatshme për shitje. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 2 kavanozë me lëndë narkotike cannabis dhe mjete për ndarjen e saj në doza.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 4 grirëse, 1 automjet dhe 1 celular.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com