Një 17-vjeçar i cili vodhi disa celularë në një dyqan, i shpallur në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ka rënë në prangat e policisë së Librazhdit. Gjithashtu, është arrestuar dhe një 44-vjeçar, që e shtyu adoleshentin për të kryer vjedhjen, duke i mbajtur celularët në shtëpi.
Sakaq, procedohet në gjendje të lirë pronari i dyqanit, pasi ka marrë celularët dhe nuk ka kallëzuar për vjedhjen.
Njoftimi i Policisë:
Vijon megaoperacioni policor mbarëkombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”.
Vodhi disa celularë në një dyqan ndërkohë që ishte shpallur në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe vihet nê pranga 17-vjeçari.
Në pranga edhe një 44-vjeçar që e ka shtyrë 17-vjeçarin, për të kryer vjedhjen, si dhe ka mbajtur në banesë, celularët e vjedhur.
Gjithashtu, procedohet në gjendje të lirë pronari i dyqanit, pasi ka marrë celularët dhe nuk ka kallëzuar për vjedhjen.
Sekuestrohen celularët.
Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në zbatimit të masave të përcaktuara në kuadër të megaoperacionin “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë kapur në Elbasan dhe kanë vënë në pranga shtetasin:
17-vjeç, banues në Librazhd, i shpallur në kërkim, pasi më datë 28.11.2023, nuk u gjet në banesë, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, dhe më datë 19.12.2023, ka vjedhur 4 celularë në një dyqan celularësh, në pronësi të shtetasit.
Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u bë arrestimi i shtetasit 44-vjeç, banues në Librazhd, (fqinji i 17-vjeçarit), pasi dyshohet se ka shtyrë 17-vjeçarin, për të kryer vjedhje, si dhe ka mbajtur në banesën e tij, celularët e vjedhur.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 40-vjeç, banues në Librazhd, pasi ka marrë celularët nga shtetasi dhe nuk ka kallëzuar për vjedhjen.
Celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.