Ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve për një sulm të dhunshëm ndaj 2 vëllezërve shqiptarë, të ndodhur në prag të Krishtlindjeve të vitit të kaluar në Santa Maria Capua Vetere në sheshin ‘Adriano’.
Së fundmi, policia italiane bën me dije se ka arrestuar edhe 5 persona të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në sulmin e dhunshëm ndaj 2 vëllezërve shqiptarë të cilët i goditën me thika dhe me karrige.
Mediat italiane, shkruajnë se njëri prej vëllezërve shqiptarë, 16 vjeç, ndodhet ende në spital në gjendje të rëndë për shkak se goditjet me thikë i kanë shpuar mushkërinë. Ndërsa vëllai i tij më i madh i cili mori një goditje në kokë, ka dalë nga spitali.
Pesë të arrestuarit së fundmi, janë nga 19 deri në 24 vjeç dhe familjarë të tyre njihen si persona me precedentë të mëparshëm penale. Mësohet se sherri mes të rinjve ka ndodhur për motive banale./m.j