Arrestohen 5 nga 8 dhunuesit që sulmuan shqiptarët në Malin e Zi

Ministri shqiptar për Administratën Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj ka folur në lidhje me dhunimin e shqiptarëve ditën e djeshme.

Ai theksoi se lajmin e mori vesh nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, duke shtuar se menjëherë pas lajmit është vënë në lëvizje.

Për Euronews Albania, ai bëri me dije se deri më tani janë arrestuar 5 nga 8 dhunuesit e shqiptarëve, ndërsa janë në kërkim dhe tre të tjerë.

“Shpreh indinjatën e thellë për rastin dhe shfrytëzoj rastin të ju kërkoj falje dhe personave e familjarëve të tyre për këtë që ka ndodh me shpresë që të mos përsëritet më. Isha në Tuz me ca miq të mi, dhe më telefonoi Balla e më njoftoi për rastin. Unë në ato momente komunikova me ministrin e Brendshëm, që nuk ishte i njoftuar për rastin. Jam i kënaqur me punën e ministrit të brendshëm që u angazhua maksimalisht për rastin. Janë arrestuar 5 nga 8 personat përgjegjës për rastin.

3 të tjerë janë identifikuar dhe janë në kërkim. Po ashtu dua të them se në komunikimet e mia më prokurorinë, prokurori e ka cilësuar rastin si vepër penale dhe po merren të gjitha masat që personat të marrin përgjegjësi dhe të dënohen në përshtatje me ligjin”-tha ai.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com