Zbulohen detaje nga përgjimet e SPAK ndaj shefit të Qarkullimit Rrugor Roven Zeka. Gazetarja e News24, Klodiana Lala, raporton se bashkëshorja e Zekës u përfshi në një aksident rrugor, dhe ky i fundit ka hyrë në komunikime me zyrtarët e qarkullimit.
Ai ishte në përgjim nga Prokuroria e Posaçme për një çështje tjetër.
Nga përgjimet ka rezultuar se janë ofruar para për të mbyllur çështjen në favor të gruas së Zekës.
Gjatë ditës së sotme, SPAK ka lëshuar urdhërarresti për shefin e Qarkullimit Rrugor në Tiranë, Roven Zeka.
Urdhër-arresti është lëshuar edhe për Sokol Novakun, Shef i sektorit për aksidentet.
Mësohet se urdhërarrest është lëshuar edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku. Ky i fundit është prangosur një ditë më parë. Të tre të arrestuarit dyshohen për korrupsion.