Arrestimi i 24-vjeçarit me dy mina në trup, Balla: Grupet kriminale duhen ndjekur këmba këmbës

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me kapjen e një 24-vjeçari që po transportonte 2 mina me telekomandë në Lezhë për t’i shitur tek grupet kriminale.

Balla përgëzon policinë, teksa bën thirrje që grupet kriminale duhen ndjekur këmba-këmbës.

‘Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit Lezhë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese.

Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë natë!’, ka qenë reagimi i ministrit./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com