Arratiset nga qendra e rehabilitimit në Itali “mbreti shqiptar i narkotikëve”, 34-vjeçari i dënuar me 12 vite bu

Dorian Petoku, i njohur ndryshe si “mbreti i narkotikëve”, i dënuar me burg në Itali, është arratisur nga qendra e rikuperimit të Nolës në provincën e Napolit, ku ishte transferuar me certifikatë mjekësore.

I riu ndodhej në qendrën e të varurve nga droga pas një viti të kaluar në burg. 34 vjeçari i ekstraduar nga Shqipëria, Petoku qëndroi rreth një vit në burg dhe më pas siguroi transferimin në qendër me byzylyk elektronik, pasi konsiderohej si person i varur nga droga. Sipas medieve italiane, ai u arratis nga qendra javën e kaluar.

Në korrik 2022, Petoku u dënua me 12 vite burg, si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës.

Ai u akuzua se furnizonte me drogë organizatën e drejtuar më parë nga Fabrizio Piscitelli, i njohur ndryshe si ‘Diaboliku’, i cili u vra më 7 gusht 2019 me një plumb në kokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com