Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, është arratisur nga arresti shtëpiak.
Ramadani u arrestua nga autoritetet maqedonase dhe ndodhej në arrest shtëpie në banesën e të afërmve të tyre.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut po merr masa për gjetjen e vendndodhjes së Ramadanit.
Blerim Ramadani në bazë të fletëarrestit ndërkombëtar të lëshuar në Interpol nga Serbia, u arrestua më 17 korrik në vendkalimin kufitar të Jazhincës.
Ramadani akuzohet për krime të pretenduara lufte në zonën e Nerodimës më 1999.
/a.r