Arratisen nga dhomat e shoqërimit dy persona në Elbasan! Arratia zgjat pak për 33-vjeçarin

Dy persona të arrestuar për veprën penale “Vjedhja”, janë arratisur ditën e sotme nga dhomat e shoqërimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për shtetasit N. L., 29 vjeç dhe E. P., 33 vjeç.

Të dy këta shtetas pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, të ndaluar më datë 28.12.2024, për veprën penale “Vjedhja”, pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan.

Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër, N. L..

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com