Gazmend Braka (Gaxhai) ditën e djeshme ka lënë për disa orë qelinë pasi ka marrë pjesë në varrimin e motrës.
Burime nga policia e Vlorës kanë komfirmuar se ish-drejtuesi i një prej bandave të famshme të vitit 1997 është shoqëruar drejt fshatit Cerkovinë, ku nën masa të forta sigurie, për disa orë ka qenë i pranishëm në fshatin e tij të lindjes teksa ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të motrës.
Informacioni për praninë e Gaxhait ka qenë shume i rezervuar, ndërsa për praninë e tij në fshatin Cerkovinë për vetëm disa orë, informacionin e ka patur vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Në Cerkovinë deri në largimin e Gaxhait kanë qenë edhe forca të FNSH-së.
Kujtojmë se Gaxhai ka qenë kundërshtari kryesor i grupit të një tjetër të forti në Vlorën e vitit 1997, Myrteza Çaushit, i njohur edhe si Zani. Gaxhai njihet gjithashtu si drejtuesi i bandës gjakatare që gjatë vitit 1997 ishte në mbështetje të hapur nga presidentit të kohës Sali Berisha.