“Armëpushimi në Gaza, meritë e imja”, Trump justifikon taksat ndaj BE: Europa na trajton padrejtësisht

Gjatë fjalës së tij në Forumin Botëror të Ekonomisë që po mbahet në Davos, presidenti amerikan Donald Trump, shprehu kritikat dhe ankesat e tij ndaj Bashkimit Evropian.

Trump tha se ai ‘e do Evropën, po ka ankesa shumë të mëdha për Bashkimin Evropian’.

Trump u pyet në Forum për rritjen ekonomike amerikane dhe se si planifikon t’i mbajë tregjet amerikane përballë Evropës.

Presidenti amerikan përmes një lidhjeje direkte tha se “miqtë e tij në Evropë ankohen për kohën e tej zgjatur që duhet që disa veprime apo procedura të miratohen në BE”.

Trump iu referua një shembulli personal. Ai tha se për një miratim projekti që atij i duhej Irlanda ia miratoi për një javë, por nëse do duhej që ta miratonte në BE, atëherë miratimi do bëhej për 5 apo 6 vite.

Për sa i përket Amerikës, Trump tha se BE e trajton SHBA-në “shumë padrejtësisht dhe shumë keq dhe se ai ka ankesa shumë të mëdha”.

“Ata kanë një taksë të madhe dhe një taksë TVSH-je të konsiderueshme,” tha Tump.

Presidenti amerikan tha se BE nuk importon produktet amerikane, siç janë produktet bujqësore dhe ato të industrisë së rëndë (makinat).

Ai tha se BE vendos tarifa të larta për produktet amerikane, teksa theksoi se BE sipas tij e trajtonë SHBA-në shumë padrejtësisht dhe shumë keq.

“Ata në thelb nuk i marrin produktet tona bujqësore apo makinat tona. Ata vendosin tarifa për produktet tona. Unë e dua Evropën, i dua vendet e Evropës, por procesi është i rëndë dhe ata e trajtojnë SHBA-në shumë padrejtësisht me taksat që vendosin”, tha Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com