Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm shumë të bukur. Ai është bërë baba për herë të dytë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sadiku ka zbuluar se në jetë ka ardhur djali i dytë i familjes, Leoni.
“Përshëndetje botë. Unë jam Leon, anëtari më i ri i familjes”, shkruhet bashkëngjitur fotos ku shfaqet djali i madh i Armandos teksa mban në krahë vëllain e vogël.
Çifti u bënë prindër për herë të parë në tetor të vitit 2021, me djalin e tyre, Luisin.