Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha tha se të gjitha paratë e dërguara prej saj në fondacionin e drejtuar nga nëna e saj Liri Berisha janë bamirësi.
Ajo deklaroi se paratë janë dhënë të gjitha me kontratë të deklaruara dhe të tatuara dhe janë para të të ardhurave të saj dhe të bashkëshortit.