Argita Malltezi paraqitet që në mëngjes në SPAK! Ja çfarë deklaroi para kamerave

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm.

“Jam thirrur në lidhje me çështjen 193 të vitit 2024, pasi të jap dëshminë time do të jap një deklaratë të plotë për ju”, u shpreh për gazetarët Argita Malltezi.

Ajo u paraqit e vetme në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:00 dhe pas komunikimit me gazetarët u fut brenda ambienteve të SPAK.

Kujtojmë që bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për dosjen Partizani. Ndërsa ndaj babait të saj, Sali Berisha është caktuar masa detyrim paraqitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com