Argita Berisha në ballë të protestës: Shqiptarët duhet të qëndrojnë në shesh, jo vetëm të dalin disa orë!

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, tha se njerëzit e mbledhur në protestën e kësaj të marte para Kryeministrisë mund të qëndrojnë në shesh. “Opozitarët, mbështetësit e PD por jo vetëm, kanë vullnet për të qëndruar janë shesh, jo vetëm për të dalë në shesh”, tha ajo në një prononcim për A2 CNN nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

“Sot fjala më e bukur mbahet nga i gjithë ky lum njerëzish dhe vullnetesh, që sot tregojnë që llumit mund t’i bëhet pritë, që historisë mund t’i ndryshohet rrjedha, që guximi shpërblehet”, shtoi ajo.

E pyetur për mungesën e Lulzim Bashës dhe disa deputetëve të tjerë të PD në protestë, zonja Malltezi u përgjigj:

“Ai nuk është përfaqësues i popullit opozitar, por i pazareve me Edi Ramën. Dhe besoj që nuk ka shqiptar që nuk e ka këtë të qartë. Për deputetët e tjerë dera është e hapur”, tha ajo.

E pyetur për udhëtimin e Edi Ramës në Turqi ndërkohë që zhvillohet protesta, Malltezi tha:

“Edi Rama gjithmonë ikën, por pak rëndësi ka është apo s’është këtu. Ai ka ngritur një sistem që duhet të rrëzohet”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com