Gjykata e Apelit ka lënë në burg babanë dhe gjyshen e një 10-vjeçari që e shfrytezonin për të fituar nga klikimet në Tik-Tok, duke e bërë pjesë të bisedave banale.
Denoncimin e ka bërë në policinë e Beratit, nëna e të miturit, e cila humbi kujdestarinë e tij pas divorcit. I mituri shfaqet në video duke përdorur fjalë denigruese dhe banale në profilin e babait të tij 44-vjeçar dhe gjyshes.
Para gjykatës, gjyshja 67 vjeçare e cila u arrestua në Sarandë mohoi akuzat duke u shprehur me ishte heroinë pasi nipin e kishte rritur vetë.
Njoftimi
Referuar raportimeve në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Më datë 17.12.2023, në Komisariatin e Policisë Kuçovë, ka bërë kallëzim penal shtetësia me iniciale E. A, e cila ka deklaruar se është e divorcuar me shtetasin me iniciali A.K dhe djali i tyre gjatë takimit me babin dhe gjyshen e tij, e ka parë në rrjetin social Tiktok live, duke sharë me fjalë fyese dhe banale në prani të tyre.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personat nën hetim shtetasit me iniciale A.K dhe N. R, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 124/b dhe 22 të Kodit Penal.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me vendimin nr. 22, datë 22.02.2024, ka vendosur:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.
2. Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit për personat nën hetim A. K dhe N. R.
3. Caktimin si masë sigurimi ndaj personave nën hetim atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitura, nga personat nën hetim me iniciale A. K, dhe N. R, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase tjetër sigurimi më të butë..
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fatri Islamaj, vendosi:
-Miratimin e vendimit nr. 22, datë 22.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat./m.j