Apeli la Metën në burg, Kryemadhi: Do të përballemi me sistemimet e drejtësisë dhe ato ndërkombëtare! Amerikanët…

Pasi Apeli i GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, kjo e fundi ka dalë në një pronocim për media duke deklaruar se argumentet e prokurorëve të SPAK janë të falsifikuara.

Kryemadhi: Prokurorët ishin të papërgatitur ndaj fakteve dhe dokumenteve që erdhën nga Çekia dhe Austria.

Metodologjia dhe profesionalizmi i prokurorëve të SPAK ishin në nivelin e një studenti të vitit të parë të juridikut. Argumentet që ngrinin ishin qesharake dhe të bazuara në falsifikim.

Kalkulimet dhe analiza financiare e pabërë nga SPAK donte të falsifikonte me keqdashje deklarimet e pasurive tonë. Rezulton se edhe sa i përket letër porosive të dërguara nga SHBA, ka një deklaratë të rremë për të cilin ligjin federal i SHBA i dënon me 5 vjet.

Prokurorët ishin të papërgatitur.

Beteja sapo ka filluar, por është ballë për ballë. Do të përballemi me sistemimet e drejtësisë dhe ato ndërkombëtare.

Çështja e deklarimit të pasurisë për Metën ka rënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com