Gjykata e Apelit të Posaçëm ka liruar nga burgu ditën e sotme dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
“Gjykata shpalli vendimin duke miratuar për Berishën dhe duke ndryshuar për Jamarbër Malltezi duke caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie”, u shpreh avokati Genc Gjokutaj në njè deklaratë për mediat.
Kujtojmë se Jamarbër Malltezi u arrestua në Rinas më 21 tetor me urdhër të SPAK. Mbi të rëndojnë akuzat për “Korrupsion Pasiv” dhe “Pastrim Parash”, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.