Anëtari i kryesisë së PD: SHBA po bekon shqiptarët përmes SPAK!

Anetari i kryesise se PD Fitim Zekthi për Dritare TV, me gazetarin Ermal Peçi ka analizuar hetimet e SPAK dhe arrestimet në rang politikanësh.

Zekthi e konsideroi si bekim për shqiptarët hetimet e SPAK, duke nxjerrë para ligjit politikanët, të cilët sipas tij në 32 vite kanë qenë të paprekshëm.

“Është bekim për Shqipërinë, që pas 32 vitesh SPAK po përpiqet që të vendosë para ligjit për t’u verifikuar dhe hetuar, njerëzit më të fuqishëm dhe të paprekshëm. Në 32 vite, Shqipëria ishte një vend që më i dobëti, tërhiqej zvarrë nga prokurorët. Por ai që ishte, doganier, drejtor nuk e gjente asgjë. Ky është bekimi më i madh tani, pasi më i forti do të dalë para ligjit. Nëse nxjerr të fortin para ligjit, atëherë kjo është drejtësia në një vend.

Politikanët kanë 35 vite që kanë krijuar një mekanizëm, ruajtjen e sistemit politik edhe pse duket sikur luftojnë me njëri-tjetrin. Politikanët e trashëgimisë ramiziste, krijuan strukturë kriminale, duke e bllokuar politikën shqiptare. SPAK ka dy bekimet për shqiptarët: nëse mundet të nxjerrë të fortin para ligjit dhe të shkallmojë këtë sistem politik, biznes-krim i organizuar dhe politikanë të korruptuar.

Nuk ka kurrë parti të re që mund t’i mundë të gjithë këta bashkë, vetëm. Bekim që SHBA po ushtrojnë këtë presion shumë të mirë për shqiptarët”, u shpreh Zekthi./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com