“Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk varet prej jush”/ Eurodeputetja përplaset me Bërnabiç

Eurodeputetja Viola von Cramon dhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç kanë replikuar në platformën “X” lidhur me Kosovën.

Cramon i ka kujtuar Bërnabiçit se Marrëveshjet e Brukselit nuk lidhen me proceset integruese të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Sigurisht që nuk jam kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe përkundrazi, jam pro por Marrëveshjet e Brukselit nuk janë të lidhura me anëtarësimin e ardhshëm të Kosovës në KiE. Nëse keni një mendim tjetër, kjo varet nga ju. Nëse dëshironi të largoheni nga Këshilli i Evropës varet gjithashtu nga ju, por thjesht nuk mendoj se është serioze”, ka theksuar Von Cramon në “X”.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Bërnabiç reagoi në deklaratën e raportueses së PE për Kosovë Viola von Cramon se “Serbia bënë blof se do largohet nga KE nëse Kosova anëtarësohet në atë organizatë”, duke thënë se “Serbia nuk bënë blof dhe nuk duhet të jetë pjesë e hipokrizisë nëse Kosova pranohet në KE”.

Bërnabiç akuzoi Bashkimin Evropian për mungesë kredibiliteti, duke thënë se 11 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit nuk është implementuar akoma Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Përfundimisht, çka flet kundër anëtarësimit të Kosovës në KE? Lehtë, ajo që është më e rëndësishme – fakti se në përputhje me drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën e OKB-së Kosova është krahinë autonome e Serbisë dhe jo shtet evropian”, ka thënë ish-kryeministrja e Serbisë.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com