Analiza për “Shqipërinë 2030”, Sot, Rama takim me drejtuesit politikë të Qarkut Shkodër

Pas mbledhjes së ditës së djeshme në Shkodër, me anëtarët e qeverisë dhe kryebashkiakë, këtë të diel (10 mars) takimet e kryeministrit Edi Rama do të vijojnë me bazën e drejtues politik të këtij qarku.

Në mbrëmjen e djeshme, i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Benet Beci, Rama përshkroi në këmbë qytetin si dhe takoi qytetarë.

Kryeministri Edi Rama mblodhi një ditë më parë në Shkodër të gjithë qeverinë, drejtuesit politikë dhe krerët e 61 bashkive në vend për të zhvilluar analizën e radhës të qeverisjes dhe diskutimit të prioriteteve të vendit për Shqipërinë 2030.

Tematikat e 9 paneleve u fokusuan te çështjet e mjedisit, arsimit, bujqësisë, sigurisë, financat, çështjet e pronës dhe burimeve njerëzore.

Këto analiza mendohen se do të jetë periodike deri në zgjedhjet e 2024, që do të shërbejnë për të verifikuar të gjitha problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve, por edhe për një raportim të plotë e të detajuar të punës organizative në partinë socialiste.

Melisa Shameti / rtsh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com