Analisti: Në prill ose maj do ketë një vizitë të Edi Ramës në Shtëpinë e Bardhë

Gazetari Baton Haxhiu tha në studion e Euronews Albania se vizita e Blinkenit në Tiranë tregoi se opozita e vetme e Shqipërisë është sistemi i drejtësisë.

Sipas Haxhiut, vizita e sekretarit të shtetit të SHBA-së, është një vizitë për të falënderuar personalisht kryeministrit Rama, pasi në tre vitet e fundit marrëdhëniet kanë qenë shumë të mira. Ka pasur shumë pika që kanë qenë tepër të rëndësishme për të vendosur paqen në rajon.

“Perandoritë nuk kanë shumë kohë, ata gjejnë aleatë nëpër rajone. Njeriu i cili ka qenë dje në pikën kryesore të falënderimeve, vjen direkt nga shefi i tij nga shtëpia e Bardhë. Rama është dashur të jetë edhe në Dhjetor edhe në Janar në Shtëpinë e Bardhë, në një takim trilateral të tre vendeve të Ballkanit që janë në NATO.

Ky Samit është anashkaluar për shkak të luftës në Gaza, më pas u zgjodh një kryeministër problematik në Malin e Zi, u bënë 2 kryeministra shqiptarë në tre vende të Ballkanit, ishte pa kuptim. Besoj se në prill ose maj do ketë një shkuarje të Edi Ramës në Shtëpinë e Bardhë. Kjo do ndodh para samitit të NATO-s që do mbahet në shtator”,-tha Baton Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com