AMP prangos dy policë të komisariatit të Rinasit, morën ryshfet nga një shtetase (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dy punonjës në Komisariatin e Policisë së Rinasit, pasi dyshohen si të përfshirë në ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, kryer në bashkëpunim.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit:

-Inspektor, Ardit Doçi 31 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Aeroporti Rinas

-Inspektor ,Endri Beramaj 24 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Rinas.

Arrestimi i këtyre dy punonjësve të policisë u bë, pasi gjatë veprimeve hetimore procedurale, të kryera për verifikimin e informacioneve mbi përfshirjen në veprime korruptive, u krijuan dyshime të arsyeshme, bazuar në prova se punonjësit e policisë, duke shfrytëzuar funksionin organik, kanë kërkuar dhe përfituar vlera monetare në formë rryshfeti, nga një shtetase që udhëtonte në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com