“Amnistia penale”, deputeti demokrat amendament në Kuvend: U kthye në anti-Salianji

Ervin Salianji ka deklaruar se qeveria është kujdesur që amnistinë për një kategori veprash penale ta kthejë në aministi anti Salianji. Deputeti u shpreh se ka depozituar në Kuvend një amendament, i cili sipas tij synon përjashtimin nga e drejta e lehtësimit të pozitës, të personave që janë apo kanë qenë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Qytetarët që janë dënuar për vepra të penale të lehta, të cilat janë përdorur nga qeveria për të dënuar qytetar. Një prej veprave që qeveria është kujdesur të mos përfshijë në amnisti është vepra penale që përfshin protestuesit që janë në dyert e gjykatave për shkak se kanë protestuar për shkak të keqqeverisjes.

Një amendament i propozuar nga Xhaferraj është bërë sebep që qeveria të keqpërdor e penguar amnistinë për qytetarët e për ta përdorur politikisht. Kam depozituar në Kuvend një amendament. Amnistia ndjek qëllimet që të lehtësojë pozitën e shtetasve dhe 10-ra familje po e presin. Përmes këtij amendamenti unë synoj që të përjashtohet nga kjo e drejtë për të gjithë ata shtetas që janë aktualisht deputetë apo kanë qenë të zgjedhur në Kuvend me qëllim për të garantuar besimin e publikut se amnistia nuk është institut që mund të shfrytëzohet naga ana që votojnë për të.

Qeveria është kujdesur që amnistinë edhe në pr.ligjin e depozituar ta kthejë në pr.ligj anti Salianji.

Unë nuk negocioj dinjitetin. Nuk bëj kompromis me asnjë prej kauzave të denoncuara nga opozita”, u shpreh Salianji.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com