Amnstia Penale e votuar në datën 4 prill në parlament, është botuar në Fletoren Zyrtare. Amnistia do të nisë zbatimin pas një jave, pasi në datën 24 prill bëhen 15 ditë nga botimi në Fletore.
Amnistia, siç përcakton ligji, u udhëhoq nga a) parimi i humanizmit; b) arritja e qëllimit të dënimit; c) rrezikshmëria e ulët e personave që amnistohen; ç) edukimi dhe rehabilitimi; d) mbrojtja e interesit publik; dh) dhënia e mundësisë së integrimit më të lehtë dhe më të shpejtë të të dënuarve të mitur dhe femra; dhe mbrojtja e interesit më të lartë të fëmijës.
Nga amnistia përfitojnë ulje të dënimit 2 vjet nga pjesa e mbetur për gratë dhe të miturit dhe një vit e gjysmë nga dënimi i mbetur për personat e dënuar burra.
Por amnistia e ka përcaktuar qartë duke i dhënë fund edhe debatit politik në Kuvend se nga ky ligj nuk përfitojnë zbritje të dënimit personat e dënuar me burgim të përjetshëm; personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në mënyrë taksative nuk përfitojnë as personat që kanë kryer vrasje në rrethana cilësuese apo vrasje të punonjësve të Policisë së Shtetit.
/a.r