Amnistia kalon te “Siguria”, projektligji shkon për votim tek “Ligjet”

Komisioni për Sigurinë Kombëtare i dha dritën jeshile projektligjit për amnistinë penale.

Drafti i paraqitur nga Këshilli i Ministrave mori votat e anëtarëve socialist të komisionit, ndërsa opozitar i vetëm i pranishëm ishte Enkelejd Alibeaj.

Raporti i Komisionit të Sigurisë për Amnistinë Penale do t’i kalojë Komisionit të Ligjeve i cili do të marrë në shqyrtim edhe amendamentet e paraqitura nga deputetët e opozitës, Ferdinand Xhaferri dhe Ervin Salianji.

Kujtojmë se nga Amnistia Penale pritet që të përfitojnë më shumë se 3200 persona, mes të cilëve 700 që ndodhen në burg dhe pjesa tjetër janë duke vuajtur dënime alternative.

Sipas ministrit Ulsi Manja, amnistia do t’i vijë në ndihmë problemit të mbipopullimit në burgje.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com