Analisti Skënder Minxhozi thotë se gjasat janë që Donald Trump të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Në maratonën zgjedhore në ABC News, Minxhozi u shpreh se Kamala Harris hyri në garë me emergjencë, pas heqjes dorë të presidentit Joe Biden.
Megjithatë. Minxhozi shtoi se është merita e Harris që ka ende garë për Shtëpinë e Bardhë.
“Po shikoja exit pollet e CNN për shumë shtete, dominuese është ekonomia, është rrethanë negative për Kamala Harris, ajo është zv.presidentja. Kjo është faturë e saj. Zv.presidenti është figurinë që duhet të duartrokasë politikat e presidentit. Kutitë e votimit në zonat rurale, pritet të kenë pak votues. Zona rurale është e kuqe dhe kanë 3-4 pika blu. Trump ka gjasat për të fituar, Harris ka qenë sfidante, hyri gjatë garës me emergjencë. Hyri me procedurë atipike. Nuk ishte e projektuara numër një. Tregon një meritë të saj, që ka garë, ishte merita e saj. Biden ishte president, mitingjet i bënte Trump”, theksoi ai.
/a.r