Më 8 prill një eklips i plotë i diellit do jetë i dukshëm në Amerikën Veriore, mbi Meksikë dhe në Kanada.
Përgatitjet e amerikanëve për shfaqjen që pritet të dhurojë qielli kanë nisur që në vjeshtën e vitit të kaluar dhe nëse dikush do të vendosë në minutë të fundit për ndonjë udhëtim për të parë eklipsin e plotë të diellit mund të përballet me vështirësi.
Të dhënat e analizuara nga AirDNA, një kompani që gjurmon dhe analizon rezervimet për një kohë të shkurtër në platforma si Airbnb apo VRBO, tregojnë se qytetet ku eklipsi mund të shihet i plotë janë thuajse të “rezervuara” totalisht.
Më shumë se 2,300 qytete në Meksiko, SHBA dhe Kanada ndodhen në gjurmën e eklipsit dhe kanë qira aktive afatshkurtra të listuara në ato platforma. Në total sipas AirDNA janë rreth 110,000 listime.
Ndër qytetet më të rezervuara janë Dallas (95%), Indianapolis (94%), Cleveland (98%) dhe Niagara Falls, N.Y. (98%).
Rezervimet afatshkurtra në Jeffersonville, Vermont, ku moti pasditen e së hënës pritet të jetë ndër më të favorshmit për ta parë eklipsin gjatë gjithë fazave, janë mbi 99% të zëna.
Megjithatë, qytetet e tjera që ndodhen në gjurmën eklipsit pritet që të kenë një rritje prej 207% të rezervimeve javën e ardhshme, krahasuar me të njëjtën javë të vitit të kaluar, sipas AirDNA.
Në qytetet ku eklipsi do të mund të shihet i pjesshëm rritja e revervimeve është më e vogël. Por mbetet domethënëse, 22% të kërkesës.
Pronarja e disa apartamenteve që mund të rezervohen në Air bnb, në Millinocket, Maine tha se kërkesat për të rezervuar për javën e 8 prillit filluan të përhapen që nga shtatori i kaluar.
/a.r