Amerika u përgatit seriozisht për një sulm bërthamor të Rusisë

Në fund të vitit 2022, Amerika filloi “përgatitjen rigoroze” për mundësinë që Rusia të sulmonte Ukrainën me një armë bërthamore. Kështu raporton CNN në një material ekskluziv, duke cituar dy burime të administratës shtetërore, që thonë se do të kishte qenë sulmi i parë bërthamor në luftë që kur SHBA-të hodhën bomba atomike në Hiroshima dhe Nagasaki gati tetëdhjetë vjet më parw.

Administrata Biden ishte veçanërisht e shqetësuar se Rusia mund të përdorte një armë nukleare taktike ose në fushëbetejë, thanë zyrtarët. Analisti dhe gazetari i CNN, Jim Sciutto, në librin e tij “Kthimi i fuqive të mëdha” që publikohet më 12 mars, zbulon detaje për përgatitjen e paprecedentë të programit të emergjencës në qeverinë amerikane dhe nivelin tepër të lartë të alarmit. Ajo çfarë shtyu administratën Biden drejt këtij vlerësimi shqetësues nuk ishte një tregues i vetëm, por një mori zhvillimesh, analizash dhe informacionesh sekrete të inteligjencës, shkruan CNN.

Nga vera deri në vjeshtën e vitit 2022, anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane janë mbledhur vazhdimisht për të përcaktuar planet në rast të sulmit bërthamor, por nuk specifikohen se cilat do të ishin hapat në reagim ndaj Rusisë. Në atë periudhë, ushtria e Putin po pësonte humbje të mëdha në Ukrainë dhe vazhdimisht lëshonte në media informacione dhe akuza ndaj Kievit për përdorimin e bombave të pista, thërrmuese apo me kimikate të dëmshme, si pretekst për një sulm taktik bërthamor.

Ndërkohë, përveç parapërgatitje, SHBA u përpoq të kërkonte ndihmën e vendeve që konsiderohen rivalë, veçanërisht Kinës dhe Indisë, për të dekurajuar Rusinë nga një sulm i tillë.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com