Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga ambjetet e reja sportive të gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër. Rama shkruan se falë investimeve në ambjentet sportive janë krijuar kushte fantastike për të rinjtë.
“Mirëmëngjes dhe me terrenet e reja sportive të gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku janë krijuar kushtet fantastike për të rinjtë, duke mirëpritur edhe ndeshjet ndërmjet ekipeve sportive të qarkut, pjesë e lëvizjes sportive në shkolla, ju uroj një javë të mbarë“, shkruan Rama.
/f.s