“Dita që Shqipëria do të jetë në BE është shumë e afërt”, kështu është shprehur ambasadorja franceze në Shqipëri Catherine Suard, në një takim që ka patur me fermerët e juglindjes së vendit.
Përfaqësuesja e shtetit francez në Shqipëri, e pyetur nga gazetarët lidhur me mundësinë dhe kohën që i duhet Shqipërisë për të qenë anëtare me të drejta të plota të BE është shprehur me bindje se dita është shumë e afërt.
“Po, kjo është fjalia ime. Është fjalia e presidentit tim para një viti kur ishte në Shqipëri, e përsëriti kur kryeministri Edi Rama ishte në Francë. Ne duam të mbështesim plotësisht rrugëtimin e Shqipërisë në BE“, tha Suard.
Ambasadorja Franceze në Shqipëri ishte sot në Korçë në eventin që organizohet nga QTTB Korçë dhe IVEA (Itinerare të gjelbra për blektorinë Shqiptare)në kuadër të projektit “Porta të hapura” në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Teknologjive Blegtorale.
/a.r