Ish- politikani dhe historiani Paskal Milo është shprehur se ideja për krijimin e një shteti bektashi brenda atij shqiptar ka vite që qarkullon në zyrat e kryeministrit Rama.
Në një deklaratë të tij, Milo ka sjellë në vëmendje edhe qëndrimin e ambasadorit turk në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay, i cili ka paralajmëruar vetë kreun e Bektashinjve, Baba Dedë Edmond Brahimaj për afrimitetin që ky i fundit ka treguar me Izraelin.
Sipas historianit, krijimi i një shteti bektashi ka sjellë shqetësime jo vetëm brenda vendit, por edhe në rrafshin diplomatik.
“Para disa muajsh ambasadori i Turqisë në Tiranë ka bërë një deklaratë ku akuzon Baba Mondin për marrëdhëniet me Izraelin. Aq më tepër Erdogan ka pakënaqësi për kreun e KMSH. Jemi anëtarë të Konferencës Islamike, edhe atje do ketë ndikim, pakënaqësi.
Edhe brenda vendit krijohen shqetësime, edhe në planin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Këto duhen parë me balancë, të trajtohen me kujdes. Ka disa vite që kjo ide qarkullon në zyrat e Kryeministrisë.
Është një projekt disa vjeçar. Shteti Izraelit i është mirënjohës Baba Mondit për qëndrimin që mban ndaj Izraelit. Ka mbajtur qëndrim të ekuilibruar”.Ambasadori i Turqisë Atay: Ne ndjekim çdo lëvizje. Gylenistët dhe Baba Mondi në takim me ambasadoren izraelite’” tha Milo për MCN.
Në mars të këtij viti, ambasadori i Turqisë Tayyar Kağan Atay gjatë një iftari të organizuar nga shoqata TUMED (Shoqata e të diplomuarve në Turqi), tregoi vëmendjen që ka shteti turk ndaj ngjarjeve të fundit në Shqipëri, protetstat per Palestinën, për gylenistët dhe takimin e kreut të KMSH, Bujar Spahiu dhe Baba Mondit me ambasadoren e Izraelit.
Ai tha në atë kohë se Turqia ndjek me vëmendje gjithçka që ndodh në Shqipëri, por nuk ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë.
Gjatë iftarit (28.03.2024), Atay solli në vëmendje edhe takimin që kryetari i KMSH-së Bujar Spahiu dhe Baba Mondi kryen me ambasadoren e Izraelit. Për takimin e Spahiut me këtë ambasadore e nënkuptoi si diçka të pritshme për aleancën që gylenistët kanë me Izraelin, sepse nga gylenistët nuk pritet gjë tjetër, por kreut të bektashinjve i ‘tërhoqi veshin’
“I bëjmë thirrje Baba Mondi të jetë i kujdesshëm, Izraeli ka vrarë më shumë se 30 mijë civilë”.