Ambasadori King-Smith ishte sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku zhvilloi një takim me kreun Altin Dumani dhe me prokurorë të tjerë.
Së bashku me King-Smith ishin dhe dy gjyqtarë britanikë, Dingemans dhe Picton.
Në njoftimin e dhënë nga SPAK në rrjetet sociale thuhet se u diskutuan çështje kyçe si ngritja e kapaciteteve në bashkëpunim gjyqësor me agjencitë ligjzbatuese në Mbretërinë e Bashkuar.
Nder të mikprisnim sot ambasadorin 🇬🇧 King-Smith, gjyqtarët e njohur Dingemans dhe Picton. Në takim u diskutuan çështje kyçe mbi ngritjen e kapaciteteve në bashkëpunimin gjyqësor me agjencitë ligjzbatuese në UK. #BashkëpunimGjyqësor #SPAK #UK pic.twitter.com/g00SqHE40a
— Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (@SPAK_Albania) May 29, 2024