Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith zhvilloi të martën një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Lajmi është bërë i ditur për mediat nga ambasada Britanike.
Në këtë takim është diskutuar mbi progresin pozitiv të arritur gjatë vitit 2023, siç theksohet në raportin vjetor të Gjykatës dhe perspektivën për Reformën e Drejtësisë në Shqipëri.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, për të mbështetur sundimin e ligjit dhe aspiratat e qytetarëve shqiptarë.
Smith dhe Zaçaj ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin mes Gjyqësorit të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
/f.s