Aludoi për dekonspirim të operacionit/ Dumani i revoltuar i kthehet Nokës: Fyese dhe denigruese, si mund të shkosh kaq larg?

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Dumani është revoltuar me aludimet e Nokës se operacioni në kuadër të të cilit u lëshuan 50 urdhër-arreste, është dekonspiruar. Dumani i është kthyer duke i thënë se është fyese dhe denigruese që të aludosh për personat që kanë punuar ditë e natë për këtë çështje kaq komplekse.

Flamur Noka: Keni njoftuar që dosja ku janë firmosur 51 urdhër-arreste në mos gaboj, të arrestuar janë 6 dhe asnjë nuk janë arrestuar, të gjithë janë të arrestuar për çështje të tjera. Pra, kush e dekonspiroi këtë operacion? Ju apo Policia e Shtetit sepse ka dalë në deklaratë ku e ka mohuar këtë, ata kanë deklaruar se thjesht shoqërojnë hetuesit e BKH-së dhe prokurorët. Kemi të drejtën të dyshojmë se edhe ky operacion dështoi dhe rezultoi si operacion i përdoror për presion ndaj grupeve kriminale për t’i shndërruar në shtabe elektorale për Rilindjen dhe pushtetin.

Altin Dumani: Si mund të shkosh kaq larg dhe të aludosh, është mundi dhe fryti i punës së hetuesve, kemi punuar ditë e natë, orar e pa orar. Për mua është fyese dhe denigruese të aludosh për personat të cilët me mish e me thua janë përpjekur të hetojnë një çështje kaq komplekse. Përgjegjësia ime është të ushtroj ndjekjen penale. 

Gjatë fjalës së tij, kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur se hetimet për inceneratorët janë në fazën më dinamike. Gjatë fjalës së tij, Dumani ka shtuar se përgjegjësinë do ta zbulojë hetimi.

Altin Dumani: Hetimet e inceneratorëve janë copëzuar se edhe kallëzimet kanë ardhur të atilla dhe janë trajtuar më vete. Përgjegjësinë do ta zbulojë hetimi, ju jeni në dijeni, hetimi vazhdon dhe është në fazën më dinamike të tij./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com