Deputeti Dash Sula ka deklaruar në emisionin ‘Real Story’ se asnjë person nuk është imun ndaj korrupsionit.
Ai tha se është i vetmi politikan që e përmend emrin e Altin Dumanit dhe e konsideroj këtë të fundit si një prokuror me integritet të fortë moral dhe profesional.
“Asnjë person nuk është imun ndaj së keqes që mund ta kaplojë, por po them këtë gjë, politika e ka humbur besimin, moralin, që të jetë e besueshme. Është si puna e asaj, që djali i një familje që ka luajtuar kumar ose ka qene perdorues i mallit kaq kohë, në një moment të caktuar, e ka lënë, edhe prindi është jashtëzakonisht i frikësuar që mund të ndodhi prap. Këtu është e gjitha. Fuqia e politikës është aq e madhe, sa brenda një jave e shkrin SPAK-un. Unë e thash që e përkrahë këtë komision që do të ngrihet, opozita duhet të jetë garant që ta diskutojë, ta pengojë nëse do të ketë një tentativë të rrezikshme nga ana e mazhorancës dhe kur do të duhet nga ne për t’i dhënë një legjislacion të ri, duhet ta votojmë. Kjo është qasja. Duhet të kesh vullnet politik dhe jo hile.
Unë i kam bërë një sfidë publike, qoftë mazhorancës apo opozitës, unë jam i vetmi politikan që përmend emrin e Altin Dumanit, unë e kam pasur vartës dhe e kam njohur mjaft mirë se kam punuar. Ju garantojë që është fat që në krye të atij institucionit është një prokuror me integritet të fortë moral dhe profesional si Altin Dumani. Po të isha unë nuk do e kisha bërë aq fortë. Altin Dumani dhe ata burrat e tjerë janë shpëtimi i këtij vendi”.
/a.r