“Altin Dumani i ka dhënë provat atje ku peshohen burrat”, debat i ashpër Prençi-Hajdarmataj

Debate të forta ka pasur në studion e “Off the Record” mes dy ish-drejtuesve të Policisë, Shemsi Prençi dhe Arben Hajdarmataj në lidhje me punën e SPAK dhe drejtuesit të saj Altin Dumani.

E teksa Prençi e cilësoi kreun e Strukturës së Posaçme një prokuror të shkëlqyer që tashmë i ka dhënë provat, Hajdarmataj nuk ka qenë dakord duke shtuar se Altin Dumani është selektiv me dosjet dhe godet kryesisht opozitën.

Pjesë nga debati në Off the Record

Prençi: Kur kemi disa drejtues të policisë që iu janë bllokuar telefonat. Që kur ka ikur Rrumbullaku nuk ka një operacion të madh. Është çështja e besueshmërisë. SPAK nuk mund ta bëjmë SpiderMan. Një pjesë e prokurorëve janë të shkëlqyer. Altin Dumanin le ta shajë politika sa të duash. I ka dhënë provat. Atje ku peshohen burrat.

Hajdarmataj: Arrestoi kryetarin e opozitës pa asnjë provë. Përse nuk e arreston Erion Veliajn?

Prençi: Nuk mbaron dosja për dy ditë, t’i e di shumë mirë.

Hajdarmataj: Mua nuk më pëlqen, është si të gjithë prokurorët. Ka 4 vite dosja e inceneratorit.

Prençi: Është më i ndershmi, më i vendosuri për të zbatuar ligjin. Është caktuar nga ndërkombëtarët

Hajdarmataj: Unë them e caktoi Rama. Ka fakte…

Prençi: Dumani i ka dhënë impuls prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com