Alimehmeti, detaje për Këshillin Kombëtar të Foltores: Bashkimi ka filluar, presim…!

Ditën e nesërme pritet të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, të kryesuar nga Sali Berisha.

Është bërë me dije se në këtë mbledhje do të diskutohet për dy ndryshime statutore, duke hapur rrugën grupit të deputetëve të Gazment Bardhit që të bëhet pjesë e strukturave të Rithemelimit.

Për të folur me këtë në Euroneës Albania ishte i ftuar anëtari i Këshillit Kombëtar, Ilir Alimehmeti.

Ai tha se do të ketë diskutime dhe ndryshime përsa i përket bashkimit të PD-së.

“Presim rrugën institucionale.  Kuvendi paraprihet nga një mbledhje e kryesisë  e cila vendos pikat dhe agjendën përkatëse dhe më pas i parashtrohet Kuvendit.

Jam i bindur se nesër do të ketë diskutime. Do të ketë ndryshime dhe diskutime përsa i përket bashkimit të PD-së.”-tha ai./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com