Alibeaj vijon akuzat: PS dhe Rithemelimi, pakt për të sulmuar SPAK-un

Enkelejd Alibeaj foli jashtë ambienteve të parlamentit për gazetarët. Teksa iu referuar raportit të Freedom House për Shqipërinë, Alibeaj tha se PS dhe Rithemelimi janë bërë bashkë për të sulmuar drejtësinë.

Enkelejd Alibeaj: Marrëveshja është që natën në errësirë të merren vendime shumë të rëndësishme edhe për PD-në. Më i rëndësishëm është raporti i Freedom House. FH thoshte se SPAK po goditet. Sa duket, ka disa javë që janë bërë bashkë për të sulmuar SPAK-un. Marrëveshja okulte kishte synim sulmin ndaj drejtësisë. Raporti i Freedom House thotë se është me rëndësi që partitë të heqin nga vetja të korruptuarit dhe ata që minojnë demokracinë. PD e ka ndërmarrë këtë betejë brenda vetes prej 3 vitesh, që të shkëputet nga korrupsioni. Ky është distancim nga simptomat korruptive. Sot Lindita Nikolla merr dhe kuron edhe qëndrimet politike të Partisë Demokratike. Javën e kaluar mbrojti interesat e Ulsi Manjës, ndërsa sot mbrojti interesa të tjera. Janë i njëjti kazan, që kanë 33 vjet që bllokojnë fatin e shqiptarëve.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com