Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Radio Televizionit Shqiptar.
Mandati i tij në krye të RTSH-së ka zgjatur më pak se një vit, ndërkohë që është përballur me kritika të shumta në lidhje me menaxhimin dhe largimet masive të punonjësve.
Mësohet se Peza e ka dorëzuar dorëheqjen pranë Bordit Drejtues të RTSH-së, i cili e zgjodhi kryetar me votë unanime verën e kaluar.
Peza është akuzuar për shkarkime masive nga puna, si dhe për emërimin në poste kyçe të njerëzve të besuar të tij, të cilët nuk kishin qenë më herët pjesë e organikës së RTSH-së.