Aleancë Veliaj-Xhafaj në zgjedhjet 2021? Ish-ministri: Dorëzoj mandatin nëse…

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur edhe për raportet e tij me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një intervistë ekskluzive në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Xhafaj ka pranuar se Veliaj ka bërë një lloj avokatie ndaj tij gjatë zgjedhjeve të vitit 2021, por që nuk ka bërë asnjë fushatë për të më shumë seç ka bërë me të tjerët.

Madje Xhafaj ka sfiduar këdo që mund të gjejë një fakt se bashkia dhe Erion Veliaj kanë qenë të organizuar për t’i dhënë vota ai thekson se do të dorëzoj mandatin e tij si deputet.

Fatmir Xhafaj: Nuk jam shumë i shqetësuar për faktin që Rama më vuri te 23. Nuk kam qenë dakord dhe nuk e kam pëlqyer mënyrën se si veproi sepse mund të më kishte thënë. Por kjo është një gjë që ka kaluar. Është një gjë që në fund fare unë përpiqem t’i shikoj gjërat pozitivisht dhe i kam thënë faleminderit Edi Ramës që më vuri të 23 sepse po të mos më vinte të 23 nuk do ta kisha marrë vesh se cila ishte pesha ime elektorale. Falë mbështetjes së zgjedhësve dhe besimit që kishin tek unë, falë bashkëpunëtorëve të mi që nuk i kisha harruar unë arrita të marr rreth 17 mijë vota, të dal i pari në Tiranë dhe një ndër njerëzit me rezultatet më të larta.

Blendi Fevziu: Falë një aleance të brendshme me Erion Veliajn…

Fatmir Xhafaj: O zot në këtë vend është e çuditshme. Erion Veliaj është drejtuesi politik i Tiranës dhe nuk më ka mbështetur, nga pikëpamja morale absolutisht po, ai dhe disa të tjerë aty që unë të isha dhe unë, kanë bërë një lloj avokatie pro meje, por nuk ka bërë në asnjë fushatë ndaj meje asnjë gjë më shumë seç ka bërë me të tjerët. Është sjellë në mënyrë të njejtë me të gjithë kandidatët. Unë të sfidoj që nëse del një punonjës bashkie jashtë zonës time elektorale që të ketë punuar dhe të ketë pasur porosi që të mbledhi vota për Fatmir Xhafën unë e dorëzoj mandatin tim. Nëse më provon dikush që bashkia ka qenë e organizuar për të më dhënë vota mua, Erion Veliaj dhe stafi i tij kanë punuar për votat e mia unë e dorëzoj mandatin.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com